PD vendos drejtuesit politik, Mziu e Alizoti i bashkohen grupimit të Berishës

Publikuar më: 1/9/2022, ora 16:29
sali berisha 1280x720

PD vendos drejtuesit politik, Mziu e Alizoti i bashkohen grupimit të Berishës

Publikuar më: 1/9/2022, ora 16:29

Kryesia e Partisë Demokratike miratoi drejtuesit politikë në 12 qarqe të vendit.

Risi mes janë deputetët Tomor Alizoti si drejtues ne Berat dhe Xhelal Mziu në qarkun Dibër, të cilët me këtë lëvizje zyrtarizuan bashkimin me grupin e Berishës.

Në qarkun Shkodër u vendos Bardh Spahia, në Lezhë Jozefina Topalli, në Durrës Oerd Bylykbashi, në Kukës Isuf Çela.

Elbasanin do ta drejtojë Luçiano Boçi, Korçën Edmond Spaho, Fierin Luan Baçi, Vlorën Bujar Leskaj dhe Gjirokastrën Tritan Shehu.

Qarku i Tiranës do të ndahet në 5 zona, nën drejtimin e deputetëve Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Agron Shehaj, Edi Paloka dhe Flamur Noka.

Aty ku Berisha nuk ka kontrollin është grupi parlamentar pasi nuk gëzon mbështetjen e shumicës së deputetëve për të zyrtarizuar në krye të grupit Luçiano Boçin.

Deputetët që nuk e mbështesin Berishën zhvilluan të mërkurën një takim duke rikonfirmuar mbështetjen për Enkelejd Alibeajn.