Rekord i ri botëror për koncertin më të madh, performojnë 16 mijë muzikantë

Publikuar më: 1/9/2022, ora 08:53

Rekord i ri botëror për koncertin më të madh, performojnë 16 mijë muzikantë

Publikuar më: 1/9/2022, ora 08:53

Bogota, kryeqyteti i Kolumbisë, vendosi një rekord të ri botëror më 31 gusht, për koncertin më të madh muzikor të mbajtur ndonjëherë në botë.

Thuajse 16 mijë muzikantë, këngëtarë e grupe fëmijësh, të bërë bashkë nga Orkestra Filarmonike e Bogota-s, performuan Simfoninë e 9 të Bethovenit dhe “Latino America”, nga grupi latino-amerikan ”Calle 13”, i famshëm për tekstet e mbushura me kritika e pakënaqësi për probleme të ndryshme sociale e politike.

Eventi, që vendosi një rekord botëror Guinness, u mbajt në  Parkun Metropolitan “Simon Bolivar”.