Revolucioni pa logjikë, ekipet e Superiores ndryshuan mesatarisht 25 lojtarë

Publikuar më: 1/9/2022, ora 17:05
MBYLLET MERKATO VERE 2022 frame 232 1280x720

Revolucioni pa logjikë, ekipet e Superiores ndryshuan mesatarisht 25 lojtarë

Publikuar më: 1/9/2022, ora 17:05

Në sport, ai që ka më tepër rëndësi përveç investimit është projekti. Që të zbatohet, plani duhet të jetë i qartë, drejtuesit duhet të jenë të durueshëm dhe ndërhyrjet për përforcimin e skuadrave të bëhen të studiuara. Në futbollin shqiptar kjo nuk ndodh.

Përkundrazi, ashtu si në dy dekadat e fundit, ekipet i nënshtrohen revolucioneve pa logjikë dhe pa asnjë plan. Skuadra që ndryshohen thuajse plotësisht, ndërsa në rastin më të mirë ndryshohet vetëm gjysma e ekipit. Kjo u konfirmua me mbylljen e merkatos së kësaj vere.

Në total 10 klube tw Kategorisë Superiore realizuan 255 lëvizje të futbollistëve mes largimeve dhe afrimeve të reja. Secila skuadër ka ndryshuar mesatarisht 25 futbollistë. Një shifër alarmante, duke llogaritur që kaq është kontingjenti për një ekip profesionist.

Tirana kampione në fuqi ndryshoi gjysmën e ekipit. Seferi, Toli e Hoxhallari ishin mes 12 lojtarëve kampionë të larguar nga bardheblutë, me klubin që realizoi 10 afrime, ku më të bujshmit janë emrat e Kallakut dhe Lulajt.

27 lëvizje te Partizani, ku 16 lojtarë janë larguar, teksa u realizuan 11 përforcime të reja. Pavarësisht këtyre lëvizjeve, skuadra e drejtuar nga Colella është e vetmja që ka regjistruar start perfekt të kampionatit në dy ndeshjet e para.

Pas zhgënjimit në sezonin e kaluar, ku mbetën pa trofe dhe jashtë kupave të Europës, te Kukësi kanë ndryshuar të gjithë skuadrën. Revolucionit total i’u nënshtruan edhe Egnatia që siguroi me vështirësi mbijetesën dhe Erzeni i rikthyer në elitë.