Sulmohet me armë selia e Federatës Turke të Futbollit

Publikuar më: 1/9/2022, ora 20:47
228372

Sulmohet me armë selia e Federatës Turke të Futbollit

Publikuar më: 1/9/2022, ora 20:47

Selia e Federatës Turke të Futbollit ishte në shënjestër të një sulmi me armë nga persona të paidentifikuar pasditen e së enjtes.

Agjencia e lajmeve “Demirören” bëri me dije se shtatë plumba goditën ndërtesën që ndodhet në jug të Stambollit, gjatë një takimi të bordit të federatës.

Sulmuesit u arratisën me një automjet përpara se të arrinin forcat e sigurisë, ndërkohë që nuk raportohen persona të lënduar.

TFF nuk ka dhënë asnjë deklaratë për ngjarjen, ndërkohë që forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për identifikimin e autorëve.

Ekipet kryesore të futbollit në Turqi e dënuan sulmin dhe kërkuan zbardhjen sa më shpejt të tij, si dhe vendosjen e autorëve përpara drejtësisë.