Transportonte emigrantë dhe kanabis, arrestohet pakistanezi në Gjirokastër

Publikuar më: 1/9/2022, ora 12:01
ura e lumit 1108x720

Transportonte emigrantë dhe kanabis, arrestohet pakistanezi në Gjirokastër

Publikuar më: 1/9/2022, ora 12:01

Forcat e policisë në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX, kanë arrestuar një pakistanez që ndihmonte emigrantët të kalonin ilegalisht kufirin shqiptar.  

Bëhet fjalë për shtetasin J.A., i cili u kap në flagrancë, teksa në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, në qytetin e Gjirokastrës, po shoqëronte 6 emigrantë nga vendet MENA, që përfshin vende si Siria, Afganistani dhe shtete të tjera në luftë.

Përtej trafikimit, pakistanezi do të përballet edhe me akuzën e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, sepse gjatë arrestimit i është gjetur nga forcat e rendit edhe një sasi lënde narkotike, që mendohet të jetë kanabis.