Vëllezërit e ndarë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore ritakohen pas 77-vjetësh

Publikuar më: 1/9/2022, ora 22:42

Vëllezërit e ndarë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore ritakohen pas 77-vjetësh

Publikuar më: 1/9/2022, ora 22:42

Dy vëllezër, të cilët u ndanë nga njëri tjetri në vitin e largët 1945, do të ritakohen sërish pas 77-vjetësh.

Ted Nobbs, tashmë 83 vjeç dhe vëllai i tij Geoff, 79 vjeç, kanë kaluar më shumë se shtatë dekada rreth 10 mijë milje larg njëri-tjetrit, pasi familja e tyre u nda në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Të dielën, ata do të ribashkohen kur Ted do të fluturojë për në Australi, aty ku Geoff jeton që prej moshës 7-vjeçare.

Ted, së bashku me vëllezërit e motrat Barry dhe John, u ndanë të gjithë nga vëllai i tyre më i vogël Geoff pasi nëna e tyre vdiq nga kanceri në moshën vetëm 30 vjeç, në vitin 1945.