“Ballkani i hapur” në Beograd, Vuçiç: I jep shpresë kësaj pjese të botës të mbarsur me konflikte

Publikuar më: 2/9/2022, ora 13:35
2 SHTATOR 2022 OPEN BALKAN 2 frame 9767 1280x720

“Ballkani i hapur” në Beograd, Vuçiç: I jep shpresë kësaj pjese të botës të mbarsur me konflikte

Publikuar më: 2/9/2022, ora 13:35

“Jam shumë krenar që po mikpresim nismën e Ballkanit të Hapur këtu në Beograd, që i sjell shpresë kësaj pjese të botës, që ka qenë e mbarsur me konflikte dhe me keqkuptime në kohët më të mira”. Me këto fjalë e nisi konferencën e përbashkët për shtyp, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në përmbyllje të takimit të Ballkanit të Hapur, i cili për dy të ditë u zhvillua në kryeqytetin serb.

“Kemi provuar gjithçka përveç përpjekjes për të bashkëpunuar, për të punuar krah njëri-tjetrit për t’u përpjekur e siguruar një jetë më të mirë qytetarëve. Besoj që ka ardhur koha të përpiqemi për këtë”.

Vuçiç theksoi se kjo nismë i ka shërbyer përmirësimit të tregtisë mes vendeve dhe duke u shërbyer prodhuesve dhe tregtarëve.

“Kemi pasur rritje me 1033 të numrit të kamionëve. Tashmë kemi mbi 8 mijë kamionë që udhëtojnë mes dy vendeve. Ka përmirësuar tregtinë mes dy vendeve dhe shkëmbim tregtar më i lartë. Këto janë shifra të rëndësishme që tregojnë se prodhuesit tanë e dinë që kjo nismë është shumë e rëndësishme për ta”.

Vuçiç foli dhe edhe për krizën energjetike, duke vënë theksin te përgatitja për të ardhmen.

“Po të kishim një gazsjellës më të mirë me RMV do të kishim një situatë më të mirë me energjinë elektrike se ata nuk kanë gaz dhe ne nuk kemi kapacitetet e nevojshme. Në këtë pikë jemi në vështirësi nga të dyja anët. E ardhmja duhet të na gjejë më të përgatitur. Shqipëria ka qymyrgurin”.