Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Ballkani i Hapur, të gjitha marrëveshjet që u firmosën në Samitin e Beogradit

Nga A2 CNN
2 Shtator 2022, 13:48 | Politikë
Ballkani i Hapur, të gjitha marrëveshjet që u firmosën

Në samitin e Beogradit të zhvilluar në kuadër të Ballkanit të Hapur, u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi.

Në Samitin ku morën pjesë Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, por edhe Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, si dhe me pjesëmarrjen me statusin e të ftuarit të Turqisë dhe Hungarisë, - u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi mes vendeve themeluese të Nismës, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut:

-Marrëveshja për sigurinë ushqimore midis Republikës së Serbisë, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. (Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e bujqësisë së vendeve përkatëse)

-Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e kinematografisë dhe aktiviteteve audiovizive në Ballkanin Perëndimor. (Marrëveshja u nënshkruan nga ministrat e kulturës së vendeve respektive)

-Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e minierave dhe Energjisë. (Marrëveshja u nënshkrua nga Ministrat e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë dhe Serbisë)

-Plani ndër operativ në fushën e emergjencave civile mes Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë. (Marrëveshja u nënshkrua ndërmjet zëvendësministrit dhe kreut të Departamentit të Emergjencave, Serbi, zëvendësdrejtorit të emergjencave civile të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile të Shqipërisë).

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani