Bazë ushtarake në Finlandë e Suedi? Paralajmëron Rusia: Nëse ndodh, do të shtojmë trupat në kufi

Publikuar më: 2/9/2022, ora 08:09
Sergei Lavrov 1049x720

Bazë ushtarake në Finlandë e Suedi? Paralajmëron Rusia: Nëse ndodh, do të shtojmë trupat në kufi

Publikuar më: 2/9/2022, ora 08:09

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, paralajmëroi se vendi i tij do të rrisë praninë dhe kapacitetet ushtarake në veriperëndim nëse NATO do të ndërtojë baza në Finlandë dhe Suedi.

Duke folur në një aktivitet në Moskë, Lavrov theksoi se në qoftë se NATO vendos të hapë baza ushtarake apo të dërgojë trupa në territorin e Finlandës apo Suedisë, atëherë Rusia do të bindet se nën kontroll janë vetë Shtetet e Bashkuara dhe do të shtojë trupat e saj në veriperëndim.

Finlanda ndan një kufi prej 1300 km me Rusinë, kufiri më i gjatë mes Rusisë dhe një vendi anëtar të BE-së. të dyja vendet, Finlanda dhe Suedia, vendosën t’i bashkohen NATO-s, pas nisjes së kufirit Rusi-Ukrainë në fund të shkurtit, aplikim që iu pranoi më 18 maj.