Binjakët ekselentë të mjekësisë, janë të parët e Shqipërisë, por me sytë nga Gjermania

Publikuar më: 2/9/2022, ora 16:39

Binjakët ekselentë të mjekësisë, janë të parët e Shqipërisë, por me sytë nga Gjermania

Publikuar më: 2/9/2022, ora 16:39

Këta janë binjakët ekselentë të maturës shtetërore dhe në krye të fituesve në Universitete.   Mario Popa është renditur i pari në rang vendi, jo vetëm në Mjekësi, por edhe në 9 degët e tjera që ka aplikuar për studimet e larta. Ndërsa vëllai i tij Xhulio ka dalë i 16 në listën e fituesve.  

Fëmijë të dy prindërve mjekë edhe ata synojnë mjekësinë e përgjithshme, por specialitete të ndryshme. Në këtë raund të parë pranimesh, ata kanë vendosur të regjistrohen për degën e mjekësisë, edhe pse të ardhmen e shohin jashtë Shqipërisë.

Si asnjëherë më parë, universiteti i Mjekësisë këtë vit u përballmë një fluks të pazakontë aplikimesh.

Mbi  9 mijë maturantë synojnë  degët e mjekësisë për 1500 vende. Infermieria rezulton dega më e kërkuar me 4 mijë aplikime, ndjekur nga mjekësia e përgjithshme dhe më pas fizioterapia. Po përse degët e mjekësisë kanë vetëm rritje kërkese?

Regjistrimet në universitete sapo kanë filluar. Më lëvizjen e kandidatëve në degë të ndryshme apo dhe në universitete jashtë vendit, do të ketë zhvendosje të listës së  fituesve deri në plotësimin e kuotave për çdo program studimi.