Broja i shtrëngon dorën bosit amerikan, blindohet te Chelsea

Publikuar më: 2/9/2022, ora 21:03

Broja i shtrëngon dorën bosit amerikan, blindohet te Chelsea

Publikuar më: 2/9/2022, ora 21:03

Rikthehet buzëqeshja për Armando Brojën. Ai është e ardhmja e Kombëtares shqiptare, por edhe e skuadrës së Chelsea-t.

Një natë më parë, ai ishte një nga emrat më të lakuar në media për një transferim të mundshëm nga Chelsea, ndërsa këtë të premte gjithçka ka ndryshuar për shqiptarin. Ai do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës së Tuchel gjatë këtij sezoni të ngjeshur e po ashtu me një kontratë të re.

Sulmuesi 20-vjeçar ka nënshkruar një kontratë të re me “Blutë e Londrës” e cila do ta mbajë atë të lidhur me Chelsea-n deri në vitin 2028.

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë ndjesi, është klubi që kam ëndërruar të luaj për të gjithë karrierën time. Është klubi që unë mbështes dhe që dashuroj, këtu kam qenë që fëmijë dhe jam rritur. Është një ndjesi e papërshkrueshme për mua dhe familjen time.

Është një ëndërr e bërë realitet, është fantastike çdo minutë që zbres në fushë sepse bëhet fjalë për një nga klubet më të mëdha të botës. Këtu ka gjithnjë konkurrencë dhe të gjithë kërkojnë të luajnë ndaj jam i lumtur që jam pjesë e Chelsea. Shpresoj të luaj sa më shumë ndeshje dhe të jem pjesë e sukseseve të skuadrës”, u shpreh Broja.

Ndërkaq, pronari i Chelseat, Todd Boehly theksoi se Broja është pjesë e projektit të së ardhmes. “Jemi shumë të lëmutur që Armando i ka përkushtuar të ardhmen Chelseat, është një sulmues i ri shumë emocionues. Është pjesë e projektit tonë të së ardhmes”, përfundoi Bohely.