Dimër i gjatë dhe i ashpër, rreth 37% e familjeve shqiptare s’mund ta mbajnë shtëpinë të ngrohtë

Publikuar më: 2/9/2022, ora 16:42

Dimër i gjatë dhe i ashpër, rreth 37% e familjeve shqiptare s’mund ta mbajnë shtëpinë të ngrohtë

Publikuar më: 2/9/2022, ora 16:42

Dimri po vjen dhe më shumë se 284 mijë familje, apo thënë ndryshe 37 për qind e totalit nuk mund të mbajnë shtëpitë e tyre të ngrohta siç duhet.

Në këtë përfundim del Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në një raport-analizë ku e rendit Shqipërinë si vendin e dytë pas Kosovës me nivelin më të lartë të qytetarëve që nuk kanë mundësi të përballojnë të ftohtin.

Ka edhe nga ata që si zgjidhje për të qenë ngrohtë kanë pasur drutë, por këtë dimër edhe ato do duhet t’i përdorin me kursim.

Në dokumentin e publikuar, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë rekomandon hartimin e një programi për zbutjen e varfërisë energjetike, rinovimin e ndërtesave, ndërrimin e pajisjeve elektroshtëpiake, përmirësimin e sistemit të ngrohjes për të siguruar eficiencë energjie me kosto të ulët, si dhe dhënin e mbështetjes për burimet e rinovueshme të energjisë.