Frika e Europës bëhet realitet, Rusia nuk i hap rubinetin e gazit

Publikuar më: 2/9/2022, ora 19:21
gazprom 1280x720

Frika e Europës bëhet realitet, Rusia nuk i hap rubinetin e gazit

Publikuar më: 2/9/2022, ora 19:21

Rusia nuk do të rinisë furnizimet me gaz për Europën. Gazprom njoftoi se Nord Stream 1 do të vijojë të qëndrojë i mbyllur për shkak të një rrjedhjeje në tubacion.

Kompania shtetërore thotë se defekti u zbulua në stacionin e kompresorit Portovaya, me inspektimin e kryer së bashku me punëtorët nga Siemens – firma gjermane që ndihmon në mirëmbajtjen e tubacionit.

Gazprom pretendon se rregullimi i defektit të rëndë në motorët kryesorë është i mundur vetëm me ndërhyrje të specializuara, për të cilat Rusia ka thënë më herët se po pengohen nga sanksionet perëndimore.

Importi i gazit është ndalur derisa kjo të rregullohet, shtohet në deklaratë. Europa ka akuzuar më parë Rusinë për kufizimin e eksporteve të gazit si hakmarrje ndaj sanksioneve.

Përpara ndërprerjes totale të furnizimit, Nord Stream 1 funksiononte vetëm me një turbinë në 20 për qind të kapacitetit.