Goditën efektivët e policisë, arrestohen 3 persona

Nga A2 CNN
2 Shtator 2022, 13:54 | Kronikë
Goditën efektivët e policisë, arrestohen 3 persona

Policia ka arrestuar 3 persona të cilët pasi u ndaluan për një shkelje rrugore, goditën efektivët e policisë.

“Gjatë kontrolleve dhe monitorimit të vazhdueshëm të çdo aksi rrugor në qarkun Dibër, punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë konstatuar të parkuar në pedonalen e qytetit, në kundërshtim me normat e Kodit Rrugor, një automjet tip “Land Rover” dhe menjëherë kanë plotësuar procesverbalin për konstatimin e shkeljes. Shtetasit E. L.,  Q. L. dhe I.L. (drejtuesi dhe pasagjerët në automjet), sapo kanë konstatuar punonjësit e Policisë, janë afruar dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit duke u shkaktuar atyre dëmtime të lehta në trup.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit E. L., 36 vjeç; Q. L., 52 vjeç; I.L., 19 vjeç, banues në fshatin Dragu, Bulqizë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", dhe “Prishja e qetësisë publike”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani