Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

I biri u arrestua për atentatin ndaj Alban Bruçit, vritet në Shkodër Ismet Çekorja

Nga A2 CNN
2 Shtator 2022, 15:08 | Kronikë
I biri u arrestua për atentatin ndaj Alban Bruçit, vritet në

Një person ka mbetur i vrarë në Shkodër këtë të premte, pasi ndaj tij është qëlluar me armë zjarri.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Guerrile”. “Në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ismet Çekorja., 57 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje, për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet, me pika kontrolli në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve”.

Viktima është babai i Bajram Çekorjes, 24-vjeçarit të arrestuar pak ditë më parë bashkë me një mikun e tij për atentatin ndaj Alban Bruçit në Shkodër, ku fatmirësisht nuk pati viktima.

Policia tha se para dy vitesh Bruçi është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. F. Ky konflikt dyshohet të jetë motivi pse atij iu bë atentat më 25 gusht. , shtetasit T. F. dhe B. Ç. qëlluan me armë.

Një ditë pas ngjarjes, viktima, Ismet Çekorja, hodhi poshtë akuzat se i biri ishte përgjegjës për atentatit. Ai tha se prej tri vitesh, Policia e Shkodrës i është vënë pas.

“Policia ka ardhur në banesën tonë pas vrasjes së Arjan Ferracakut në një kohë që viktima ishte nipi im po ashtu kur u vra edhe Fatos Ferracaku prapë më kanë thirrur mua dhe djalin. Pastaj janë vrarë vëllezërit Bilali dhe sërish policia në banesën time ndërkohë që kemi kaq shumë vite që jemi fqinj. U plagos Admir Bajri, prapë në banesën time kur që familja jonë e ka patur një lloj njohje me familjen e tyre. Po ashtu u qëllua shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe sërish në banesën time kur në fakt autorët dolën krejt persona të tjerë. Rasti i fundit është me Alban Bruçin, djalin e Lad Bruçit të cilin unë e kam shumë mik dhe nuk ka asnjë shans që djali im të qëllojë djalin e tij kur ne kemi shumë miqësi aq më tepër që Bajrami, djali im është i monitoruar me kamera”, pati deklaruar viktima.

“Këto sulme ndaj familjes tonë i bëjnë disa bandit, hajdutë biçikletash dhe banditë të veshur me pushtet. Se cila është arsyeja ne nuk e dimë. Ajo që kërkojmë është drejtësia. Djali im është i pafajshëm dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve kriminale për të cilat është i dyshuar. Janë të gjithë inskenime dhe tani ai duhet të qëndrojë rrugësh dhe nuk mundet as të punojë as asgjë. Kërkojmë drejtësi dhe të zbardhen ngjarjet”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani