Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kampionia Gega mes atleteve më të mira në “Diamond League”, kap Botërorin

Nga A2 CNN
2 Shtator 2022, 21:31 | Sporte të tjera
Kampionia Gega mes atleteve më të mira në “Diamond

Luiza Gega kap normën e Botërorit të 2023-it, në garën e radhës të “Diamond League”.

Kampionia në fuqi e Europës, në Bruksel shënoi kohën 9.14.41, duke qenë mes atleteve më të mira të Botës, ndërsa para saj vetëm afrikanet.

Norma e Botërorit dhe Olimpiadës është 9.23.00, ndërkohë që Luiza është shumë poshtë kësaj kohe dhe pretendon të ulë edhe më shumë rezultatin e saj personal.

Vetëm pak ditë më parë, Gega nderoi Shqipërinë me paraqitjen fantastike në kampionatin Europian që u zhvillua në Mynih.

A2 CNN Livestream

Dita jonë