Koronavirusi në Shqipëri, mbi 2700 raste aktive

Publikuar më: 2/9/2022, ora 19:25
koronavirusi vaksina 1024x576

Koronavirusi në Shqipëri, mbi 2700 raste aktive

Publikuar më: 2/9/2022, ora 19:25

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1052 testime nga të cilat 247 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Në të gjithë vendin janë 2712 të infektuar.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Raporti i Plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1052 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 247 qytetarë, në këto bashki:

72 në Tiranë, 23 në Fier, 14 në Lushnje, 12 në Durrës, nga 9 qytetarë në Shkodër, Dibër, Divjakë, 7 në Sarandë, nga 6 qytetarë në Vlorë, Devoll, Elbasan, Gramsh, nga 5 qytetarë në Vau i Dejës, Roskovec, Gjirokastër, Korçë, Berat, nga 4 qytetarë në Kukës, Skrapar, nga 3 qytetarë në Lezhë, Shijak, Vorë, Himarë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Kurbin, Krujë, Kamëz, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Maliq, Pogradec, nga 1 qytetar në Patos, Selenicë, Memaliaj, Kolonjë, Dimal. 

Janë 2,712 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 611 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 322,421 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (2 Shtator 2022)

Raste të reja ditore             247

Të shëruar në 24 orë           611

Të shtruar në spitale             15

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     1052

Testime totale                   1,964,322

Raste pozitive                      328,716

Raste të shëruara                  322,421                          

Raste Aktive                             2,712

Humbje jete                              3,583

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  1,213

Fier                         327

Shkodër                 227

Elbasan                   186

Durrës                     178

Korçë                       162

Vlorë                         134

Gjirokastër               96

Berat                           73

Lezhë                          54

Dibër                            51

Kukës                           11