Ngjarje e rëndë në Vlorë, qëllohet mjeti ku udhëtonin dy policë

Publikuar më: 2/9/2022, ora 20:38

Ngjarje e rëndë në Vlorë, qëllohet mjeti ku udhëtonin dy policë

Publikuar më: 2/9/2022, ora 20:38

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në qytetin e Vlorës, ku është qëlluar me armë zjarri një makinë, brenda të cilës udhëtonin dy efektivë policie.

Raportohet se ngjarja është regjistruar në lagjen “Partizani”, ku nga një mjet tip “Volkswagen” është qëlluar drejt makinës ku udhëtonin efektivët Anxhelo Breshani, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Nako Mehmetaj, me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat, ndërkohë që autori ende nuk është identifikuar.

Punonjësit e policisë ktheheshin nga palestra dhe nuk njihen me personat që i kanë qëlluar. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një situate të krijuar rishtaz pas një parakalimi.

Policia ka ngritur pika kontrolli në kryqëzimet hyrëse dhe dalëse të qytetit bregdetar për kapjen e autorëve të këtij krimi.