Plagosje me armë zjarri në Peshkopi

Publikuar më: 2/9/2022, ora 18:34
breaking news lajmi i fundit e1612366439553 1024x576

Plagosje me armë zjarri në Peshkopi

Publikuar më: 2/9/2022, ora 18:34

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e së premte në qytetin e Peshkopisë.

Sipas të dhënave paraprake Besnik Selxhaferi, 46 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin Besnik Selxhaferi, 45 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes forca të shumta policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është kapur dhe shoqëruar në Komisariat autori i dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e  plotë të rrethanave të ngjarjes.