Premier League, fitorja e tretë radhazi për Manchester United

Publikuar më: 2/9/2022, ora 08:02
sancho jadon

Premier League, fitorja e tretë radhazi për Manchester United

Publikuar më: 2/9/2022, ora 08:02

Manchester United ka arritur fitoren e tretë radhazi në Premier League.

Përballë Leicester, Jadon Sancho shënoi golin e vetëm të ndeshjes, në minutën e 23-të, duke i dhënë 3 pikë të tjera “Djajve të kuq”.

Kështu, pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para të kampionatit, ekipi i drejtuar nga Ten Hag grumbullon 9 pikë pas 3 fitoreve në ndeshjet e tjera dhe renditet në vendin e pestë.