Rikthimi i basteve, efekti social nuk dihet, asnjë studim pas ndalimit të kumarit

Publikuar më: 2/9/2022, ora 11:28

Rikthimi i basteve, efekti social nuk dihet, asnjë studim pas ndalimit të kumarit

Publikuar më: 2/9/2022, ora 11:28

Kryeministri Edi Rama, në fund të vitit 2018 e konsideroi këtë vendim si një dhuratë për gratë. Ndërsa sot pritet që bastet sportive të jenë online, në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve.

Po çfarë mendojnë sot gratë për rikthimin e të ashtuquajturës “marrëzi” pas më shumë se tre viteve e gjysmë nga mbyllja e pikave të basteve dhe bixhozit?

A është gati shoqëria shqiptare për legalizimin e basteve online? Sociologia Eris Dhamo shprehet se sot mungon një bilanc se çfarë efektesh pati ndalimi i bixhozit. Pa këtë analizë, qeveria nuk mund ta parashikojë dëmet që mund të shkaktojë rihapja.

Të dhëna për pasojat e përfshirjes në aktivitete të tilla nuk ka. Në këto kushte vëmendja kthehet tek institucionet, se sa të afta janë ato të rehabilitojnë personat që krijojnë varësi nga këto lojëra.

Ndërsa familjet shqiptare po përballen me çmime të larta dhe shtrenjtimin e jetesës, së shpejti mund të përjetojnë edhe peshën e rëndë të lojërave të fatit.