Sërish mësim me turne në Durrës, 15 shkolla ende gërmadha pas tërmetit

Publikuar më: 2/9/2022, ora 12:36

Sërish mësim me turne në Durrës, 15 shkolla ende gërmadha pas tërmetit

Publikuar më: 2/9/2022, ora 12:36

Pasojat e tërmetit të nëntorit të viti 2019, do vijojnë të ndikojnë negativisht edhe këtë vit arsimor në bashkinë e Durrësit. Pasi një numër i konsiderueshëm i godinave arsimore ende nuk kanë përfunduar rindërtimet.

UNDP në kuadër të projektit “EU for school”, ka në plan të rindërtojë 20 objekte arsimore në bashkinë e Durrësit. Por nga komunikimi zyrtar me UNDP, mësojmë se vetëm 5 objekte kanë përfunduar ndërtimet dhe dy të tjera janë në fazë rindërtimi. Ndërsa 13 objekte të tjera, janë në fazë tenderimi ose të projektimit teknik.

Kjo do të diktojë që edhe këtë vit një numër i konsiderueshëm nxënësish, kryesisht të arsimit të mesëm do të vijojnë procesin mësimor me turne.

Ndërkohë shpresohet që rindërtimi i plotë i objekteve arsimore në bashkinë Durrësit të përfundojë brenda viti 2023.