Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

SHBA tregon se ku po “çalon” Rusia

Nga A2 CNN
2 Shtator 2022, 09:22 | Bota
SHBA tregon se ku po “çalon” Rusia

Trupat ruse po përballen me një mungesë të madhe të personelit në radhët e ushtrisë së tyre. Të paktën kështu beson Uashingtoni, që, përveç kësaj, pretendon se ka “raporte të besueshme” për një rekrutim të mundshëm të të burgosurve për të mbuluar “gropën”.

“Ushtria ruse po përjeton mungesë të madhe personeli në Ukrainë”, tha një zyrtar amerikan për CNN.

Gjithashtu, amerikanët besojnë se rusët “po detyrojnë ushtarët e plagosur të kthehen në luftime dhe janë duke marrë personel nga kompanitë private të sigurisë”.

https://a2news.com/2022/09/01/900-forca-speciale-ruse-jane-vrare-ne-ukraine/

Në këtë kuptim, ai vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara kanë “raporte të besueshme” për mundësinë që departamenti i drejtuar nga Sergei Shoigu të “fillojë” të rekrutojë të burgosurit në Ukrainë, duke u ofruar atyre “amnisti dhe kompensim financiar” në këmbim.

Javën e kaluar, Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret që urdhëronte një zgjerim të Forcave të tij të Armatosura me 137 000 njerëz. Në këtë mënyrë, ushtria ruse do të ketë rreth 2,04 milionë trupa krahasuar me gati dy milionë që janë aktualisht.

Për momentin, Rusia nuk ka raportuar se si do ta realizojë këtë zgjerim, megjithëse raportet amerikane duket se japin një sërë të dhënash për respektimin e këtij dekreti, i cili nuk do të hyjë në fuqi deri më 1 janar 2023.

Që nga fillimi i konfliktit me Ukrainën, në shkurt të këtij viti, autoritetet ruse kanë shmangur zbulimin e numrit të viktimave që ka pasur në radhët e tyre.

https://a2news.com/2022/09/01/putin-iu-shpjegon-nxenesve-ukraina-nje-enklave-antiruse-qe-duhet-eliminuar/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani