Tirana shënon humbjen e parë në kampionat

Publikuar më: 2/9/2022, ora 18:07

Tirana shënon humbjen e parë në kampionat

Publikuar më: 2/9/2022, ora 18:07

Tirana ka regjistruar humbjen e parë në Kategorinë Superiore, në ndeshjen e tretë të saj.

Kryeqytetasit janë mundur nga Vllaznia me rezultatin 1-2, në një ndeshje që i pati të gjitha nga rastet e shumta e deri te kartonët e kuq në të dyja kampet.

Tirana mbeti me 10 lojtarë që në minutën e 20 të takimit, pasi Zhivanaj doli me të kuq, duke dhuruar dhe një penallti për miqtë që u shndërrua në gol nga Marku. 7 minuta më vonë Kaina, dyfishoi rezultatin për miqtë.

Ndonëse me një lojtar më pak, Tirana e shkurtoi rezultatin në minutën e 47 me Xhixhën. Marku bëhet sërish protagonist për Vllazninë me kartonin e kuq që barazoi numrin e lojtarëve në fushë.

Vendasit tentuan në minutat e mbetura që të gjejnë golin e barazimit, por ishin të pasaktë në metrat e fundit. Gjithashtu, shtylla në sekondat e fundit i pengoi djemtë e Shehit të dilnin me një pikë nga ky takim.