Ukraina bën përditësimin më të fundit të humbjeve të ushtrisë ruse

Publikuar më: 2/9/2022, ora 22:21
russia tanks 960x720

Ukraina bën përditësimin më të fundit të humbjeve të ushtrisë ruse

Publikuar më: 2/9/2022, ora 22:21

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka publikuar në rrjetet sociale raportin më të fundit të humbjeve që ushtria ruse ka pësuar që nga nisja e ofensivës së saj më 24 shkurt.

Përmes një tabele, bëhet me dije se pas më shumë se 6 muajsh luftë në Ukrainë janë vrarë 48,700 trupa ruse si dhe janë shkatërruar 4,366 automjete të blinduara.

Gjithashtu, pajisje të tjera ushtarake që janë shkatërruar përfshijnë 205 helikopterë, 2,009 tanke dhe 234 aeroplanë.