Aksident me 4 të plagosur në Levan-Tepelenë

Publikuar më: 3/9/2022, ora 15:05
SH4 Levan Tepelena 1201x720

Aksident me 4 të plagosur në Levan-Tepelenë

Publikuar më: 3/9/2022, ora 15:05

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur këtë të shtunë në aksin Levan-Tepelenë.

Policia e Fierit tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:10. “Shtetasja E. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesja e mjetit edhe tre pasagjerët, shtetasit H. A., 60 vjeç, E. A., 55 vjeçe dhe L. B., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.