Chelsea fiton me përmbysje, Tottenham mban hapin pozitiv

Publikuar më: 3/9/2022, ora 18:33
5bf683d5674764ed185a1c29f2825a02o2

Chelsea fiton me përmbysje, Tottenham mban hapin pozitiv

Publikuar më: 3/9/2022, ora 18:33

Një fitore e mundimshme dhe spektakolare ishte ajo e Chelsea përballë ekipit të Ëest Ham në javën e 6 të Premier League.

“Blutë” e Londrës arritën të kthenin në favor të tyre dizavantazhin e minutës të 62 të takimit duke shënuar dy gola të shpejtë me Chilwell dhe Havertz në minutat 76 dhe 88 për të vulosur 2-1 shifrat e kësaj ndeshje.

Pas zgjatjes së kontratës, Tuchel i dha një tjetër mundësi Armando Brojës në këtë përballje, por shqiptari ende nuk po futet në ritmin e ekipit.

Në ndeshjen tjetër të kësaj jave, Tottenham fitoi 2-1 ndaj Fulham. Conte po tregon se ka synime të tjera në këtë sezon ku në 6 javë ka marrë 4 fitore dhe 2 barazime.

Në anën e Fulham, vijon forma e mirë e Mitrovic, i cili shënoi sërish në këtë takim.