Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Derbi Milan-Inter, rikuperohet Origi, Inzaghi me sytë nga Bastoni

Nga A2 CNN
3 Shtator 2022, 13:06 | Futboll
Derbi Milan-Inter, rikuperohet Origi, Inzaghi me sytë nga Bastoni

E shtunë, ora 18:00. Takimi në San Siro, me impiantin që do të jetë i mbushur me kapacitet të plotë. Derbi Milan-Inter pritet të jetë spektakolar, për rivalitetin, cilësinë që kanë dy skuadrat dhe synimin për të luftuar deri në fund për titullin kampion.

Dy trajnerët Stefano Pioli dhe Simone Inzaghi duhet të bëjnë llogaritë me disa mungesa, edhe pse në fushë pritet të jenë yjet e skuadrave. Pas rotacionit të pasuksesshëm dhe rikthimit të titullarëve, kuqezinjtë do të kenë padyshim një alternativë më tepër në sulm, me rikthimin e Origi.

Sulmuesi i afruar nga Liverpool nisi stërvitjet me pjesën tjetër të grupit dhe do të jetë gati për derbin. Në anën tjetër, problemi më i madh i Interit lidhet me mungesën e Lukakut. Pa sulmuesin belg, Inzaghi do të mbështetet te dyshja Lautaro-Correa, me këtë të fundit që duket në avantazh përballë Dzeko.

Ende e pasigurt duket prezenca në fushë e Alessandro Bastoni, i cili kaloi një gjendje gripale dhe është stërvitur më pak se shokët e ekipit. Megjithatë, nëse do të jetë e nevojshme, stafi teknik i zikaltërve pritet ta aktivizojë, edhe pse alternativa Dimarco është gati. Milan-Inter është një sfidë që nuk vlen vetëm për të treguar supremacinë në derbin e Madoninës, por që shërben për të mos humbur terren nga pretendentet e tjera në Serie A.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli