Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dominojnë anglezët, zhduken italianët... 10 blerjet më të shtrenjta të merkatos së verës

Nga A2 CNN
3 Shtator 2022, 11:59 | Futboll

Miliona euro të investuara në merkato. Yje të transferuar me bujë në skuadrat e mëdha, me klubet angleze që vijojnë të shfaqen si forcë e parë. Tetë nga dhjetë transferimet më të shtrenjta të verës së vitit 2022 janë realizuar në Premier League.

Vetëm Manchester United realizoi dy nga pesë goditjet më të mëdha. Antony i cili kryeson listën me transferimin 100 milionë euro nga Ajax dhe Casemiro i paguar 70,65 milionë euro te Reali i Madridit.

Në vendin e dytë është Fofana i paguar 82,5 milionë euro nga Chelsea, i ndjekur nga Tchouaméni i transferuar për 80 milionë euro te Reali i Madridit dhe Darwin Nunez, të cilin Liverpool e bleu 75 milionë euro nga Benfica.

Befasi është fakti se sulmuesi më i mirë në qarkullim, Erling Haaland pozicionohet vetëm i nënti në klasifikimin special. 60 milionë eurot e paguara nga Manchester City janë kaluar nga investimi i Neecastle për Isak, transferimi i De Ligt te Bayern apo blerja e Marc Cucurella nga Chelsea. Top 10 mbyllet nga transferimi i Richarlison te Tottenham për 58 milionë euro.

Me gjithë afrimin e emrave të mëdhenj, si Di Maria e Pogba te Juventusi, Lukaku tek Interi apo De Ketelaere e Origi te Milani, skuadrat e Serie A mbeten ende shumë larg investimeve kolosale të klubeve angleze e spanjolle.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani