Liverpool i tjetërsuar, ndalet edhe në derbi

Publikuar më: 3/9/2022, ora 15:39
liverpool

Liverpool i tjetërsuar, ndalet edhe në derbi

Publikuar më: 3/9/2022, ora 15:39

Pas 6 ndeshjeve të para në Premier League, Liverpooli i këtij sezoni duket i tjetërsuar, pasi ka mundur të marrë vetëm dy fitore.

“The Reds” u ndalën këtë të shtunë edhe në derbin ndaj Evertonit në një barazim pa gola. Në pjesën e parë, ndeshja ishte thuajse e barabartë, ndërsa në fraksionin e dytë situata ndryshoi dhe skuadra e Klopp u bë shumë më kërkuese në drejtim të portës kundërshtare.

Në minutën e 69’ Everton do të gjente rrugën drejt rrjetës, me atë gol që pas verifikimit në VAR u anulua për shkak të pozicionit të parregullt të Coady.

Takimi vazhdoi me intensitet të lartë nga të dyja skuadrat, por asnjëra nga skuadra nuk arriti të shënonte të paktën një gol në këtë sfidë.

Pas 6 takimeve të para, Liverpooli ka vetëm 9 pika dhe ndodhet në vendin e pestë në renditje.