Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Paketa e ndihmës sociale në Kosovë, 100 euro në muaj për pensionistët

Nga A2 CNN
3 Shtator 2022, 15:05 | Kosova
Paketa e ndihmës sociale në Kosovë, 100 euro në muaj

Nga shtatori pensionistët në Kosovë do të marrin 100 euro më shumë në muaj, 50 euro plus do të shkojnë edhe për çdo punonjës të administratës dhe 100 euro për punonjësit e ndërmarrjeve publike.

Qeveria në Prishtinë prezantoi këtë të shtunë, paketën e ndihmës sociale për të përballuar rritjen e çmimeve dhe krizën e energjisë, përpara dimrit.

Nga shtatori po ashtu pritet të subvencionohet energjia elektrike për të gjithë ata që kursejnë, pra për ata që do të shpenzojnë më pak energji nga i njëjti muaj i vitit të kaluar.

 “Për shembull nëse janë shpenzuar 1000 kilovatë orë vitin e shkuar në shtator dhe sivjet 900 kilovatë në shtator, mund të konsiderohet se është bërë kursim prej 10 për qind. Për këtë përqindje do ta mbështesim subvencionimin e faturës 20 për qind. Dyfishin e kursimit që e bëjnë qytetarët”

Nga nëntori, 100 euro në muaj do të nisë të shpërndahet edhe për studentët ndërsa për familjet në nevojë është menduar dyfishim i shumë së asistencës.

E gjithë paketa e ndihmës sociale do ti kushtojë buxhetit të shtetit 150 mln euro dhe për disa kategori, do të nisë nga ky shtator.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli