Panairi i makinave të epokës, shkëlqen mjeti i preferuar i Princit Charles

Publikuar më: 3/9/2022, ora 15:43

Panairi i makinave të epokës, shkëlqen mjeti i preferuar i Princit Charles

Publikuar më: 3/9/2022, ora 15:43

Makina më e dashur e Princit Chalres, një Aston Martin e vitit 1969, është shfaqur krah mjeteve të tjera të rralla në panairin e zhvilluar këtë fundjavë në një prej rezidencave të familjes mbretërore britanike.

Makina në fjalë, tepër e rrallë, të cilën Princi e ka marrë dhuratë nga Mbretëresha Elisabeth II për ditëlindjen e 21-të, shkëlqeu krah makinave të tjera luksoze, si Ferrari, apo mjeteve të epokës, si një Panhard 119-vjeçare, dikur e tërhequr nga kuajt, sot e modernizuar me një motor Daimler.

Mes makinave të tjera në panair ishin edhe Rolls-Royce e Bentley klasikë, prodhime të viteve 1930, si Ferrari, Stanley, Bugatti, Mercedes-Benz, Lamborghini dhe Porsche.