Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Raketa ruse mbi Donetsk, shkatërrohet pothuajse çdo gjë, pritet evakuimi

Nga A2 CNN
3 Shtator 2022, 12:56 | Bota
Raketa ruse mbi Donetsk, shkatërrohet pothuajse çdo gjë, pritet

Raketat ruse ditën të premten Kramatorskin, duke shkatërruar dyqane e makina e duke lënë edhe të plagosur, njoftoi guvernatori i rajonit të Donetskut. Vetë banorët thonë se asgjë nuk ka mbetur më në këmbë, duke shkatërruar thuajse gjithçka, me raketat që ranë mbi qytet për minuta të tëra.

Ukraina tha në gusht se synon që të evakuojë 2/3-at e banorëve nga zonat që ajo i ka ende nën kontroll, kryesisht në fushë-betejën në lindje, në Donetsk, sikurse edhe në zona të tjera përpara nisjes së dimrit. Autoritetet e Kievit e quajnë evakuimin, thuajse të detyrueshëm por banorët thonë se nuk e kanë ndërmend të largohen, edhe pse rrezikojnë jetën , nga luftimet që në dimër pritet të intensifikohen edhe më shumë.

Vazhdimisht Rusia ka mohuar të ketë goditur apo shënjestruar civilët me bombardimet e saj, që kur ka nisur atë që ende e quan “Operacion Special Ushtarak” në fund të shkurtit, pavarësisht provave të qarta se raketat e saj vazhdimisht kanë goditur zonat e banuara, edhe në lindje të Ukrainës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli