Serena Williams eliminohet nga US Open dhe i jep lamtumirën tenisit mes lotëve

Publikuar më: 3/9/2022, ora 13:29
MB SERENA WILLIAMS US OPEN frame 863 1280x720

Serena Williams eliminohet nga US Open dhe i jep lamtumirën tenisit mes lotëve

Publikuar më: 3/9/2022, ora 13:29

US Open shënoi fundin e një epoke. Kampionia e madhe amerikane, Serena Williams u eliminua në turin e tretë nga australiania Ajla Tomljanoviç.

Sfida e përfunduar në tre sete i dha fund ëndrrës së Serenës për të fituar titullin e shtatë të kampiones në Flashing Medous.

Pas humbjes përballë publikut të saj, 40-vjeçarja shpërtheu në lot, duke njoftuar edhe tërheqjen nga tenisi. Ajo falënderoi familjen, motrën Venus dhe tifozët, teksa u përshëndet si e meriton legjenda që i lë trashëgimi brezave të rinj.

Serena largohet nga tenisi pas triumfit në 23 Grand Slam, 4 medaljeve të arta olimpike dhe disa rekordeve.