U qëlluan me armë, policët me makinë pa targa dhe xhama të zinj

Publikuar më: 3/9/2022, ora 08:08
vlcsnap 2022 09 02 20h42m15s120 1280x720

U qëlluan me armë, policët me makinë pa targa dhe xhama të zinj

Publikuar më: 3/9/2022, ora 08:08

Persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri ndaj një automjeti me të cilin po lëviznin dy policë mbrëmjen e së premtes në Vlorë.

Burimet e policisë sqarojnë se automjeti që lëviznin policët ishte pa targa dhe xhama të zinj.

Ata po përcillnin njëri-tjetrin në banesë. Ndërkohë, në një rrugicë kanë përballur me makinën që i ka qëlluar dhe e kanë parakaluar.

Dyshohet se autorët kanë menduan se mund të ishte pritë për atentat dhe kanë shtënë ndaj tyre menjëherë.

Passati që ka shtënë ndaj tyre ishte me targa të rregullta dhe sipas gjasave, identifikohet shumë shpejt.