Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vrasja në Shkodër, Ismet Çekorja u qëllua nga një person mbi motor, policia po heton në disa pista

Nga A2 CNN
3 Shtator 2022, 11:06 | Kronikë
Vrasja në Shkodër, Ismet Çekorja u qëllua nga një

Një person me motor, me skafandër në kokë, është autori i vrasjes së Ismet Çekorjes. Kjo është ajo çfarë kanë evidentuar kamerat e sigurisë në vendngjarje, në lagjen Guerrile aty ku ekzekutua me 7 plumba pistolete 57-vjeçari.

Burime pranë grupit hetimor në Policinë e Shkodrës bëjnë me dije se vrasësi ka mbërritur me motor pranë vendit të ngjarjes, është ndalur, ka qëlluar ndaj 57-vjeçarit dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Për shkak të skafandrës, është i pamundur identifikimi i autorit të ngjarjes, por blutë e Shkodrës kanë bërë edhe sekuestrimin e kamerave të tjera të sigurisë në segmente të tjera të qytetit, për të parë nëse në ndonjë moment autori ka hequr skafandrën, çka do të bënte të mundur identifikimin e tij.

Mbetet ende enigmë nëse 57-vjeçari është thirrur, nga një person për të dalë nga banesa edhe pse në momentin e ngjarjes, ai ka qenë disa metra larg banesës së tij pranë një dyqani të vogël duke konsumuar një birrë.

https://a2news.com/2022/09/02/i-biri-u-arrestua-per-atentatin-ndaj-alban-brucit-vritet-ne-shkoder-ismet-cekorja/

Ndërkohë nga ana tjetër, Policia e Shkodrës ka shoqëruar deri tani 8 persona në ambientet e komisariatit si dëshmitarë në vendin e ngjarjes dhe persona që kanë dijeni për këtë atentat. Mes personave të shoqëruar për të dhënë dëshmi, është edhe 25-vjeçari Alban Bruçi, së bashku me të atin e tij, i cili i shpëtoi atentatit mbrëmjen e 25-gushtit.

Megjithatë, Policia e Shkodrës ka ngritur disa pista hetimi në lidhje më këtë ngjarje pasi nuk përjashtohen edhe pista të tjera hetimi pasi djali i viktimës ka qenë dy herë i ndaluar si i përfshirë në disa ngjarje në qytet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani