Defekti në Nord Stream 1, ekspertët gjermanë të gatshëm të ndihmojnë Rusinë

Publikuar më: 4/9/2022, ora 16:34
MB GAZPROM SIEMENS frame 1105 1280x720

Defekti në Nord Stream 1, ekspertët gjermanë të gatshëm të ndihmojnë Rusinë

Publikuar më: 4/9/2022, ora 16:34

Ekspertët gjermanë të Siemens janë të gatshëm të ndihmojnë Rusinë në riparimin e defektit në gazsjellësin Nord Stream 1.

Këtë e konfirmon vetë kompania ruse Gazprom, e cila megjithatë pretendon se nuk janë krijuar kushtet që gjermanët t’i kryejnë këto punime riparuese.

Nord Stream 1, tubacioni kryesor që përçon gaz natyror në Europë, duhej të riniste punën të premten, por nuk ndodhi kështu për shkak të zbulimit të një të çare në njësinë Portovaja.

Siemens konfirmoi defektin si dhe njoftoi se nuk i është kërkuar që të ndihmojë në riparimin e tij. Kompania gjermane nënvizon se problemi zakonisht nuk ndikon në funksionimin e turbinës së gazsjellësit dhe se mund të zgjidhet fare lehtë në vend.

Kjo konfirmon se kjo ndërprerje në furnizim nga Rusia është një hakmarrje për sanksionet e vendosura nga vendet europiane për luftën e nisur në Ukrainë. Me këtë vendim, Moska kërkon që të vështirësojë jetën e europianëve, të cilët prej muajsh përballen me krizë të rëndë energjetike.