Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ëmbëlsuesit që dëmtojnë shëndetin

Nga A2 CNN
4 Shtator 2022, 13:21 | Lifestyle
Ëmbëlsuesit që dëmtojnë shëndetin

Një studim i botuar në “Cell” zbuloi se sakarina dhe sukraloza, dy ëmbëlsues artificialë, ndryshojnë mikrobiotën e zorrëve dhe rrisin nivelet e glukozës në gjak. Ajo që dyshohej prej kohësh nga studimet e kryera në vitin 2014, është konfirmuar tashmë nga testet e reja.

“Kur u publikua studimi i parë në vitin 2014, industria ushqimore ishte e tërbuar, duke pretenduar se rezultatet ishin të pavlefshme sepse testet u kryen vetëm te minjtë”, tha Robert Lustig, një neuroendokrinolog që nuk ishte i përfshirë në hulumtim.

Pas tetë vjetësh, Instituti Weizmann i Shkencës në Izrael ka vendosur të kryejne teste të mëtejshme mbi vullnetarët njerëzorë. Analizat e reja nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë konfirmuar atë që ishte zbuluar më parë, domethënë se disa ëmbëlsues ndryshojnë mikrobiotën e zorrëve duke ndikuar negativisht në tolerancën ndaj glukozës, një masë e aftësisë së trupit për të lëvizur sheqerin nga gjaku në muskuj dhe yndyrë dhe potencialisht duke shkaktuar shtim në peshë dhe diabet.

Për të arritur këto përfundime, studiuesit rekrutuan 120 vullnetarë dhe i ndanë në gjashtë grupe. Katër grupe konsumuan ëmbëlsues që përmbajnë aspartam, saharinë, sukralozë ose stevia çdo ditë për dy javë; një grup tjetër mori ekuivalentin (5 gramë) të glukozës; grupi i fundit nuk pësoi asgjë. Të gjithë pjesëmarrësit, të cilët nuk raportuan asnjë ëmbëlsues në gjashtë muajt e mëparshëm, iu matën niveli i glukozës në gjak para, gjatë dhe pas trajtimit për të vlerësuar reagimin glicemik të trupit, dhe mikrobioma e tyre u analizua nga mostrat e pështymës.

Rezultatet theksuan ndryshime të rëndësishme në bakteret e zorrëve midis atyre që morën ëmbëlsues dhe atyre që nuk morën, veçanërisht në vullnetarët që morën sukralozë dhe sakarinë, të cilëve u gjetën pika të larta të glukozës në gjak.

“Vetë ëmbëltuesit nuk rrisin nivelet e glukozës në gjak, por ato ndikojnë në aftësinë e trupit për ta menaxhuar atë pas ngrënies ose pirjes”, thekson Jotham Suez, koordinatori i studimit.

Për të konfirmuar se ëmbëlsuesit dhe glukoza/mikrobiota ishin të lidhura nga një marrëdhënie shkak-pasojë dhe jo një korrelacion i thjeshtë, studiuesit u dhanë minjve të gëlltitnin mikrobet e nxjerra nga vullnetarët me një nivel të lartë të glukozës në gjak, duke vënë në dukje se aftësia e brejtësve për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak ishte frenuar.

Megjithatë, Lustig kujton se ky studim nuk jep përgjigje përfundimtare dhe se evolucioni i glicemisë dhe peshës së pjesëmarrësve duhet të ndiqet për të paktën gjashtë muaj ose një vit në mënyrë që të kemi një siguri më të madhe. Nga ana e tyre, autorët shpjegojnë se hapi tjetër është të arrish të identifikosh se cilët mikrobe të zorrëve janë të lidhura me intolerancën ndaj glukozës dhe ndërkohë të kujtojnë se “uji është gjithmonë zgjidhja më e mirë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë