F1, Verstappen dominon garën e shtëpisë dhe “hipotekon” titullin

Publikuar më: 4/9/2022, ora 16:48
verstappen 2 1280x720

F1, Verstappen dominon garën e shtëpisë dhe “hipotekon” titullin

Publikuar më: 4/9/2022, ora 16:48

Max Verstappen ka dominuar nga fillimi në fund Çmimin e Madh të Holandës, garën e shtëpisë së tij.

Piloti i Red Bullit u nis nga vendi i parë dhe e ruajti atë deri në fund, pavarësisht se dalja e Safety Car në pjesën e fundit të garës bëri që holandezi të humbte përkohësisht kryesimin, në dëm të Lewis Hamilton.

Në vendin e dytë përfundoi George Russell me Mercedes, ndërsa podiumin e plotësoi Charles Leclerc me Ferrari.

Me këtë triumf të radhës, Verstappen rrit më tej diferencën në kryesimin e renditjes së përgjithshme, me holandezin që ka grumbulluar 310 pikë, ndërsa vendi i dytë mbahet nga Charles Leclerc (Ferrari) dhe Sergio Perez (Red Bull), me 201 pikë secili, ose 109 më pak sesa holandezi.