Kriza energjetike, Gjermania prezanton paketën e ndihmës prej 65 miliardë eurosh

Publikuar më: 4/9/2022, ora 19:32
KR SHOLZ KRIZA frame 1358 1280x720

Kriza energjetike, Gjermania prezanton paketën e ndihmës prej 65 miliardë eurosh

Publikuar më: 4/9/2022, ora 19:32

Qeveria gjermane ka gati paketën e tretë të ndihmës për përballimin e krizës energjetike.  65 miliardë euro janë vënë në dispozicion të situatës, për të cilën kancelari gjerman, Olaf Sholz, tha se një pjesë do të financohet nga superfitimet e ndërmarrjeve energjetike.  

“Ne do t’ia dalim mbanë këtë dimër. Kjo paketë do të jetë një ndihmë e madhe për qytetarët. Vendi ynë ndodhet në një kohë të vështirë, por ne do ta kalojmë këtë periudhë të vështirë së bashku. Qeveria gjermane i merr “shumë seriozisht” shqetësimet e qytetarëve, por edhe të sipërmarrjeve për shkak të rritjes masive të çmimeve. Ne nuk do ta lëmë askënd vetëm”, deklaroi kancelari.

Për të lehtësuar qytetarët që duhet të paguajnë çmime të larta të energjisë elektrike do të vendoset kufiri maksimal. Ekonomive shtëpiake do t’u përllogaritet një masë e madhe energjie më një çmim të leverdisshëm.

Po ashtu, masa konkrete lehtësimi do të jenë zgjerimi i numrit të personave që marrin ndihma sociale për banimin – nga 640.000 vetë aktualisht në rreth 2 milionë. Pensionistët nga 1 dhjetori 2022 do të marrin një kontribut energjie prej 300 eurosh.

Për studentët do të jepet një shumë prej 200 eurosh. Kurse ndihma sociale (Hartz IV) nga 1 janari 2023 do të riemërtohet në fond qytetar duke e çuar atë në 500 euro, ndërkohë që kontributi mujor për fëmijën do të rritet me 18 euro më 1 janar 2023. Koalicioni bëri të ditur, se programet e ndihmës për sipërmarrjet do të zgjaten deri më 31 dhjetor 2022.