Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pandemia, ulen testimet, 131 të infektuar

Nga A2 CNN
4 Shtator 2022, 18:44 | Aktualitet
Pandemia, ulen testimet, 131 të infektuar

Nuk ka patur viktima nga pandemia e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë kryer 559 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 131 qytetarë me koronavirus.

Në të gjithë vendin janë 2415 të infektuar, ndërkohë që aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 559 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 131 qytetarë, në këto bashki:

63 në Tiranë, 7 në Durrës, nga 6 qytetarë në Lushnje, Vlorë, 5 në Kamëz, nga 4 qytetarë në Kavajë, Fier, Sarandë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Shkodër, Malësi e Madhe, Dibër, Patos, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Krujë, Dropull, Berat, nga 1 qytetar në Bulqizë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Përmet, Memaliaj, Kolonjë.

Janë 2,415 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 184 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 323,049 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (4 Shtator 2022)

Raste të reja ditore             131

Të shëruar në 24 orë           184

Të shtruar në spitale             17

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     559

Testime totale                   1,965,798

Raste pozitive                      329,047

Raste të shëruara                  323,049                                                                                          

Raste Aktive                             2,415

Humbje jete                              3,583

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli