Paralajmërimi i Zelensky: Rusia po përgatit një goditje vendimtare

Publikuar më: 4/9/2022, ora 10:50
zelensky

Paralajmërimi i Zelensky: Rusia po përgatit një goditje vendimtare

Publikuar më: 4/9/2022, ora 10:50

Mesazh i ri i Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, lidhur me planet e Vladimir Putinit për vjeshtën, me një paralajmërim të veçantë për të gjithë qytetarët e Evropës.

Zelensky ka paralajmëruar se Rusia po përgatit një “goditje vendimtare” në ofensivën e saj energjetike kundër Evropës, ndërkohë që po përpiqet të rrisë më tej presionin e energjisë.

“Shpërndarja e gazit përmes Nord Stream 1 është ndalur plotësisht”, tha Zelensky në video-mesazhin e tij të përditshëm.

“Rusia dëshiron të shkatërrojë jetën normale të të gjithë evropianëve, në të gjitha vendet e kontinentit tonë, me qëllim dobësimin dhe frikësimin e shteteve evropiane”, argumentoi ai.

Ndërkohë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, forcat ruse vazhdojnë të vuajnë nga problemet morale dhe disiplinore në Ukrainë. Përveç lodhjes dhe viktimave të larta, një nga ankesat kryesore të ushtarëve rusë të dislokuar mbetet paga e tyre. Paga e ulët kompensohet me shpërblime dhe gjatë konfliktit në Ukrainë nuk po vjen asnjë shpërblim, madje as bonusi luftarak.

“Ushtria ruse ka dështuar vazhdimisht të sigurojë të drejtat themelore për trupat e dislokuara në Ukrainë, duke përfshirë uniformat adekuate, armët dhe racionet ushqimore, si dhe pagesën. Është pothuajse e sigurt se kjo ka kontribuar në uljen e moralit të brishtë të pjesës më të madhe të forcës,” shton Ministria e Mbrojtjes britanike.