Partizani njeh vetëm fitore, Egnatia “surprizë” në Laç, shkarkohet Arapi

Publikuar më: 4/9/2022, ora 23:23
Screenshot 2 1280x675

Partizani njeh vetëm fitore, Egnatia “surprizë” në Laç, shkarkohet Arapi

Publikuar më: 4/9/2022, ora 23:23

Partizani fiton ndeshjen  e tretë radhazi dhe kryeson i pamposhtur Superioren. “Demat” kryeqytetas mposhtin 1-0 në transfertë Bylisin, falë golit me talentin Skuka, i cili shënon në minutën 31-të.

Ndërkohë, Egnatia merr fitoren e parë në këtë sezon të Kategorisë Superiore, në një fushë tejet të vështirë si ajo e Laçit.

Ekipi i Rrogozhinës ka mundur që të gjejë golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 46’ me Delarge.

Ndërkohë, mungesa e fitoreve i ka kushtuar vendin trajnerit te Teutës, Ranato Arapi, i cili është shkarkuar nga drejtuesit e ekipit durrsak.