Rikthehet Manchester United, mposht Arsenalin

Publikuar më: 4/9/2022, ora 22:44
manchester united y 1280x720

Rikthehet Manchester United, mposht Arsenalin

Publikuar më: 4/9/2022, ora 22:44

Deri dy javë më parë, në Premier League Arsenali dominonte dhe Manchester United ishte në fund të klasifikimit. Por “Djajtë e Kuq” të trajnerit Ten Hag duket një ekip totalisht ndryshe, dhe në përballjen mes tyre e treguan plotësisht.

Manchester United fiton 3-1 ndaj Arsenalit në një ndeshje ku në pjesën e parë londinezët dominuan, por u ndëshkuan në minutën e 35-të nga blerja e re e United, Anthony.

Në pjesën e dytë, Anthony ende jo në formë përtej golit, zëvendësohet nga Cristiano Ronaldo, por pas dy minuta Arsenali barazon me Saka.

Këtu fillon spektakli Rashford që në minutat 66 dhe 75 shënon një dygolësh që tregon se këtë vit United, që ka fituar katër ndeshje radhazi, mund të luftojë për kreun.