Shkelën Kodin e Etikës me turistin e dehur, pezullohen dy policët

Publikuar më: 4/9/2022, ora 13:03
policia e vlores 1280x720

Shkelën Kodin e Etikës me turistin e dehur, pezullohen dy policët

Publikuar më: 4/9/2022, ora 13:03

Drejtorisë Vendore e Policisë Vlorë njoftoi se ka pezulluar dy punonjës policie pas publikimit në rrjete sociale të një videoje në të cilën ata shfaqen gjatë kohës që komunikonin me një turist të huaj (në gjendje të dehur), në Ksamil.

Pezullimi erdhi pasi policët kanë shkelur Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka pezulluar nga detyra inspektor E. M. dhe inspektor D. B., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Sarandë. Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i caktuar në detyrë, Drejtues i Lartë Tonin Vocaj ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.