“S’ka alternativë tjetër”, Kurti e Haxhiu i dorëzojnë Kuvendit dosjen për vettingun në drejtësi

Publikuar më: 4/9/2022, ora 12:52

“S’ka alternativë tjetër”, Kurti e Haxhiu i dorëzojnë Kuvendit dosjen për vettingun në drejtësi

Publikuar më: 4/9/2022, ora 12:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se reforma në drejtësi nuk mund të mbarojë pa vettingun dhe sigurimin që institucionet të parandalojnë krimin, gjykatat të shqiptojnë dënime të merituara, burgjet të rehabilitojnë të dënuarit, kurse qytetarëve t’u kthehet besimi në rendin dhe ligjin dhe të ndihen të sigurt.

Në një konferencë të përbashkët për media me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryeministri Kurti, tha se prej sot vetingu është në Kuvend, ku shpreson të kalojë edhe në bashkëpunim me subjektet tjera politike.

Ai përmendi edhe rastin mbi krimin që për viktimë kishte vajzën 11 vjeçare, dhe thotë se në raste si këto i humb kuptimi zbatimit të respektimit të te drejtave të njeriut dhe respektimit të ligjit që kanë për obligim ndjekjen e atyre që kërcënojnë sigurinë e qytetarëve.

Kurti tha se nëse autori ka qenë i dënuar për vepra penale e gjendet i lirë, dështon edhe zinxhiri institucional. Për këtë arsye, sipas tij, nuk ka alternativë tjetër përveç vettingut në sistemin gjyqësor e prokurorial.

“Kur kuptojmë që kryerësi i veprës penale ka qenë i dënuar për vepra penale e gjendet i lirë, kur dështon zinxhiri institucional përgjegjës për ndjekjen penale, policia, prokuroria dhe gjykata, dështon drejtësia, kurse faturën e paguan qytetari”, tha ai.

Ai tha se kur një i dënuar për dhunim seksual ecë i lirë nëpër rrugë të kryeqytetit, e përsëritë veprën e madje edhe vret.

“Gjyqësori ynë përkundër të gjithave garancive kushtetuese ngjan sikur mundohet ta dëshmojë të kundërtën. I akuzuar, i dënuar për shumë vepra penale, dhunuesi ecë i lirë nëpër rrugët e Prishtinës, dhunuesi lirohet pas tetë muajsh burgim, dhunuesi nuk rehabilitohet, dhunuesi përsërit veprën e madje dhunuesi edhe vret. Nuk ka alternativë ndaj vettingut të sistemit gjyqësor e prokurorial, këtë e kuptojnë edhe vet aktorët e këtij sistemi e edhe ata me skeptikët për vettingun” , tha ai.

Ndërsa ka shtuar se vetëm LDK nuk e ka pranuar ftesën për takim në lidhje me vettingun. Ai tha se puna e nisur nuk mund të mbarojë pa vettingun.

“Puna e nisur nuk mund të mbarojë pa vetingun dhe sigurimin që institucionet e parandalojnë ndërrimin. Gjykatat shqiptojnë dënime të merituara, burgjet rehabilitojnë të dënuarit kurse qytetarët kthejnë besimin në rendin dhe ligjin dhe ndihen të sigurt gjë që ka për detyrë ta garantojë shteti, për këtë mbetemi të përkushtuar…Sipas të dhënave për veprën penale, për rastet e dhunës seksuale, mbi 200 gjykatës kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht, me gjobë ose kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale. Mbi 85% e këtyre rasteve, viktimat ishin vajza të mitura dhe rreth 140 prokuror kanë lejuar parashkrimin e lendeve për këto raste. Andaj nuk është e çuditshme që qytetarët e Republikës së Kosovës edhe nëpër protesta publike, nëpër rrugë e nëpër rrjete sociale e kudo ku mund të shprehen po kërkojnë akte morale të dorëheqjes në prokurori dhe në gjyqësor”, tha ai.

Më tej, ai tha se 70% të prokurorëve kanë lejuar parashkrimin e lendeve për këto raste, vetëm kjo pa i marrë edhe veprat tjera penale të cilat dihen në çfarë gjendje trajtohen.

“70% të prokurorëve kanë lejuar parashkrimin e lëndëve për këto raste, vetëm kjo pa i marrë edhe veprat tjera penale të cilat dihen në çfarë gjendje trajtohen. Psh, korrupsioni, krime të organizuar ë të tjera, jo thërrasin, por bërtasin për vetting. Mbi gjysma e gjykatësve dënime me kusht, me gjobë ose lejojnë parashkrimin, dhe 7-% të prokurorëve kanë lejuar parashkrimin lëndëve për këto raste, prandaj vettingu është i domosdoshëm”, tha ai.