Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Telefonatat e tij tërheqin vëmendjen e botës, por Putin nuk ka një telefon. Ja arsyet.

Nga A2 CNN
4 Shtator 2022, 22:08 | Teknologji

Në moshën 85-vjeçare, ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka hapur një profil në TikTok, rrjetin social më në modë tek të rinjtë, me objektivin për të mbledhur sa më shumë vota në zgjedhjet e parakohshme të 25 shtatorit.

Mes shumë batutave dhe ironive për vendimin e tij, disa pyesnin veten nëse do ta ndiqte profilin edhe miku i tij i hershëm, presidenti rus Vladimir Putin.

Madje një gazetar e pyeti enkas zëdhënësin e Kremlinit Dmitry Peskov, i cili u përgjigj thjesht “Jo, nuk ka asnjë dëshirë ta bëjë”. Jo sepse marrëdhëniet mes dy politikanëve të njohur janë ftohur, kjo nuk ka ndodhur as me pushtimin e Ukrainës, por për një fakt teknik të thjeshtë, presidenti rus nuk ka një smartphone, madje nuk ka asnjë telefon celular.  

Putin dhe Berlusconi

Jo vetëm, por ish-agjenti i KGB-së duket sikur nuk është shumë i dhënë për teknologjinë, të paktën në këtë fushë. Ai nuk ka një llogari në rrjetet sociale, dhe sipas burimeve hyn rrallëherë në web.

“Duke pasur një smartphone, ju jepni të mirëqenë faktin që gjithçka që ka të bëjë me ju, bëhet publike. Një president nuk duhet ta ketë, veçanërisht në një vend si Rusia”, ishte gjykimi i Peskov disa vite më parë, në fakt mendimi i vetë Putin, siç ndodh pothuajse për çdo opinion të zëdhënësit besnik. Në fakt, një ish-president si Dmitry Medvedev, jo vetëm që ka një celular, por përdor përditë mediat sociale, ku nuk mungojnë sulmet ndaj vendeve perëndimore.

Thirrjet e Putin kalojnë vetëm nga telefoni i verdhë, madje disa të tillë, që ndodhet në zyrën e tij, me një kanal të mbrojtur nga një sistem i ndërlikuar deshifrimi

Por presidenti rus është shprehur edhe në mënyrë direkte. “Po të kisha një celular, do binte pa pushim, nuk i përgjigjem as telefonit fiks në shtëpi”, deklaroi ai në 2005, padyshim në një kohë kur rrjetet sociale dhe celularët nuk ishin të përhapur si sot.

Por padyshim Putin flet në telefon, madje në shkurt vëmendja e të gjithë opinionit publik botëror ishte tek telefonatat midis kreut të Kremlinit dhe liderëve perëndimorë. Por të gjitha thirrjet kalojnë vetëm nga telefoni i verdhë, madje disa të tillë, që ndodhet në zyrën e tij, me një kanal të mbrojtur nga një sistem i ndërlikuar deshifrimi.

Vetëm pak persona në Kremlin, duke filluar nga ministri i Mbrojtjes, miku i tij Sergei Shoigu, kanë linjë të drejtpërdrejtë. Të tjerët, duhet të presin miratimin për orë, ditë, javë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë