Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

50 vjet nga masakra e Mynihut, Steinmeir kërkon falje në emër të Gjermanisë

Nga A2 CNN
5 Shtator 2022, 17:18 | Bota

Pas 50 vjetësh nga masakra në Lojërat Olimpike të Mynihut në 1972,Gjermani kërkon falje për viktimat izraelite. Në ceremoninë përkujtimore për masakrën e vitit 1972, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, tha se sportistët izraelitë u vranë nga terristët në vendin e tij.

“Familjarëve të viktimave të Mynihut në 1972 u kërkoj falje në emër të Gjermanisë. Sportistët izraelitë nuk kanë qenë të sigurt, nuk janë mbrojtur, janë vrarë nga terroristët në vendin tonë. Vendi ynë nuk ishte gati”, tha Steinmeier.

Më 5 shtator, 50 vjet më parë, 11 anëtarë të ekipit olimpik izraelit u vranë gjatë sulmit nga palestinezët grupi terrorist “Shtatori i Zi”, ndërsa operacioni i çlirimit i policisë gjermane dështoi.

Më 5 shtator 1972, në Lojërat Olimpike të Mynihut, një sulm nga terroristët palestinezë i shndërroi Lojërat Olimpike në skenën e një masakre që përfundoi më 6 shtator. Ishte ora 4:30 e mëngjesit kur një komando palestineze u ngjit mbi murin kufitar të fshatit Olimpik në Mynih. Objektivi: eliminimi i delegacionit izraelit në Lojërat Olimpike. Tetë fedayin (nga arabishtja "ai që sakrifikon veten") të maskuar si atletë dhe të armatosur me pushkë automatike dhe granata, hynë në lagjet izraelite, duke vrarë dy dhe duke rrëmbyer 9 të tjerë.

Operacioni ishte organizuar dy muaj më parë në Romë, në një lokal në Piazza della Rotonda. Atje ata kishin takuar disa burra kyç të Shtatorit të Zi, një organizatë e armatosur ndërkombëtare e lindur më 16 shtator 1970, pasi mbreti i Jordanisë Husseyn (1935-1999) kishte thirrur ushtrinë për të kundërshtuar fuqinë në rritje të fedainëve në fshatin e tij.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani