Derbi Prishtina-Ballkani degjeneron në dhunë

Publikuar më: 5/9/2022, ora 08:25
MB DHUNE NE DERBIN PRISHTINE BALLKANI frame 515 1280x720

Derbi Prishtina-Ballkani degjeneron në dhunë

Publikuar më: 5/9/2022, ora 08:25

Një ngjarje e shëmtuar dhe aspak sportive ndodhi mbrëmjen e të dielës, në derbin Prishtina-Ballkani. Në duelin e fituar minimalisht nga skuadra e Ilir Dajës, dy tifozeritë u përplasën fizikisht me njëra-tjetrën.

Përpara se të fillonte ndeshja, grupimi i tifozëve “Plisat” kanë lënë vendet e tyre në stadium dhe janë drejtuar drejt tifozerisë kundërshtare. Siç shihet dhe nga pamjet, kanë qenë ultrasit e Prishtinës që kanë goditur tifozët e Ballkanit me sende të forta.

Kjo situatë zgjati për disa minuta derisa policia arriti të qetësojë dy palët.  Pas ndeshjes ka ardhur dhe reagimi i kampionit në fuqi të Kosovës, ku kanë deklaruar se disa tifozë kanë pësuar lëndime serioze dhe po marrin trajtimin e nevojshëm në spital ndërkohë nga klubi i Prishtinës nuk ka akoma një deklaratë.