Dështon referendumi për Kushtetutën e re, trazira në Kili

Publikuar më: 5/9/2022, ora 09:17

Dështon referendumi për Kushtetutën e re, trazira në Kili

Publikuar më: 5/9/2022, ora 09:17

Protesta, arrestime dhe një situatë që mund të përkeqësohet ora-orës në Kili, aty ku referendumi që do të miratonte Kushtetutën e re – e para e shkruar pas diktaturës së gjeneralit Augusto Pinochet – ka dështuar me shifra që kanë habitur të dyja palët.

Janë 62% të votuesve që kanë refuzuar Kushtetutën, që ishte një nga objektivat më ambicioze të presidentit të majtë, Gabriel Boric, i cili ka pranuar humbjen që mund të rrezikojë seriozisht pushtetin e tij. “Populli kilian, ka folur në mënyrë të qartë, ata nuk janë të kënaqur sesi kjo Kushtetutë është shkruar dhe këtë e pranoj”, deklaroi ai.  

Refuzimi i Kushtetutës së re është edhe një refuzim ndaj një organizmi të ri të shoqërisë të atij vendi, i cilësuar nga opinioni publik ndoshta tepër majtist, me një theks të veçantë për fiset indigjene si ai Mapuche, që ishin dhe iniciatorë të protestave të dhunshme në vitin 2019.

Sipas analistëve, fushata e partive të djathta që kanë shpërndarë lajme që kushtetuta do të kthente Kilin në një vend komunist, ku prona private nuk parashikohej, ka dhënë efektin e duhur. Jo më kot, në të gjithë lagjet e pasura të kryeqytetit Santiago, valëviten flamuj kilian dhe shkrimet “Kemi fituar”.